Kabineti i kryeparlamentarit Gashi: Sigurimi ynë ka ndërhyrë për ta qetësuar situatën - NACIONALE

Kabineti i kryeparlamentarit Gashi: Sigurimi ynë ka ndërhyrë për ta qetësuar situatën

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Kabinteti i Kryekuvendarit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi, kanë reaguar në lidhje me skandalin në Aeroportin e Shkupit, ku Presidentës së Kosovës Vjosa Osmani iu mor çanta, e pati edhe fërkime fizike.

Meqenëse në mediat maqedonase, u raportua se sigurimi i Gashit i doli në ndihmë Presidentes Osmani, madje edhe duke krijuar incident në aeroport, nga kabineti kanë thënë se roli i personelit të sigurimit të kryeparlamentarit ka qenë, që ta qetësojnë situatën.

“Personeli i sigurimit të kryeparlamentarit Gashi, të cilët janë të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, kanë ndërhyrë për ta qetësuar situatën dhe për t’i udhëzuar kolegët e tyre për procedurat e sigurisë gjatë vizitës së personave VIP. Me këtë rast theksojmë se çdo raportim që e sugjeron të kundërtën është tendencioz. Pas kësaj u bëjmë thirrje edhe mediave që kanë raportuar për këtë ngjarje, që ta verifikojnë informacionin e tyre para se të publikojnë pretendime të tilla dhe të veprojnë me përgjegjësi profesionale dhe etike”, thuhet në reagim.

Lajme të ngjashme