Kabashi: Rasti i ambasadorit Berishaj është rasti më i nxehtë më të cilin tashmë po merret policia. - NACIONALE

Kabashi: Rasti i ambasadorit Berishaj është rasti më i nxehtë më të cilin tashmë po merret policia.

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Veprimtari i qeshjes kombëtare dhe ish-themeluesi i revistës Alternativa në Slloveni, Sali Kabashi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar rreth debatit televiziv i cili u zhvillua mbrëmë në slloveni lidhur më aferën e ambasadorit Martin Berishaj.

Sipas Kabashit, ky është rasti më i nxehtë me të cilin tashmë po merret policia.

‘’Radio Televizioni Slovenija merr në shënjestër operacionet ballkanike të Gen-I me mushkun Martin Berishaj në rolin kryesor. Në emisionin Tarça të Programit të Parë në RTV Slovenia mbrëmë në orën 20:00 u fol për rastin më të nxehtë me të cilin tashmë po merret policia. Për momentin marrëdhëniet ballkanike të Gen-I, janë çështje në procedurë.’’- ka shkruar Kabashi.

Ai ka deklaruar se emisioni ka tentuar që të gjejë një zyre të GEN-it, në Kosovë, mirëpo kjo zyre nuk ekziston askund, gjë që ngrit dyshimet se në skandalin e ambasadorit Berisha, kemi të bëjmë më shpërlaje parash.

‘’Ekipi Tarča po kërkonte numrin 16 në Prishtinë, Kosovë, në Rrugën Gustav Majeri, gjegjësisht selinë zyrtare të Degës së kompanisë Gen-I në Kosovë. Aty ku duhej të ishte zyra e degës, ekipi gjeti një dyqan fotokopjesh. Pronari i saj tha si vijon: "Gena nuk është këtu, ai nuk është këtu". Nuk kishte as kuti postare të kompanisë në këtë adresë, raportoi Žan Dolajš.’’- Kabashi ka cituar emision ‘’Tarca’’

Lajme të ngjashme