Kabashi për Asociacionin: Të shohim nëse Kurti e LVV i bëjnë ballë presionit të ndërkombëtarëve
Analisti dhe gazetari, Bekim Kabashi, ka komentuar draft-statutin e publikuar nga Nacionale, duke thënë se në të kaluarën, opozita e atëhershme krijoi një opinion se marrëveshjet e nënshkruara qenë “vullnet i politikës kosovare”, e jo shkak i imponimit të partnerëve ndërkombëtar.
Tutje, ai ka thënë se është koha të shohim nëse Kurti do të arrijë t’i bëjë ballë presionit ndërkombëtar.
“Shumë mirë që erdh momenti me e pa opozitën e atëhershme, pozitë e tanishme, apo edhe më saktë, Albin Kurtin, se sa po është në gjendje me i bo ballë këtij presioni, e me imponu marrëveshje, që do të ishin më të mira se ato të mëparshmet.”, shkroi Kabashi ndër të tjera.