“Ka qenë deputet i jashtëzakonshëm”, “është jurist fantastik”: Buzhala lavdëron Shalën dhe Grudën - NACIONALE

“Ka qenë deputet i jashtëzakonshëm”, “është jurist fantastik”: Buzhala lavdëron Shalën dhe Grudën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazetari Berat Buzhala ka dhënë vlerësimet e tij për listët e kandidatëve të PDK-së për deputetë.

Mbrëmë në emisionin “Pressing”, në T7, ai ka dhënë vlerësime të larta për disa kandidatë për deputetë të PDK-së.

Ai ka thënë se në këtë legjislaturë Ferat Shala ka qenë deputetë fantastik.

Ferat Shala ka qenë deputet fantastik i PDK-së. Krejt temat ekonomike i ka bart Ferat Shala”, ka thënë Buzhala, duke shprehur respektin për deputetin në fjalë, i cili në këto zgjedhje do ta ketë numrin 16.

Ferat Shala, kam respekt të jashtëzakonshme për të, ka qenë deputet fantastik”, është shprehur Buzhala.

Gjatë emisionit, Buzhala ka lavdëruar edhe kandidatin për deputet Përparim Gruda, i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit do ta ketë numrin 29.

Ai ka thënë se Përparim Gruda, i cili garon për herë të parë në këtë zgjedhje, është jurist fantastik.

Sipas tij, Gruda dhe Arben Mustafa është dashur të renditen më lartë në listën e PDK-së.

Arben Mustafa edhe Përparim Gruda, dytë e meritojnë me kanë në vend të (numrit) të Xhavit Halitit qitu. Përparim Gruda është jurist fantastik”, ka thënë Buzhala.

Lajme të ngjashme