“Jo me vjedh, jeni nis nëpër kodra”: Marrëveshja për rrugën Prizren-Tetovë shkakton përplasje në Kuvend - NACIONALE

“Jo me vjedh, jeni nis nëpër kodra”: Marrëveshja për rrugën Prizren-Tetovë shkakton përplasje në Kuvend

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Përplasje e ashpër është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës.

Kjo lidhur me faktin se opozita nuk po e përkrah një marrëveshje për ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë.

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka deklaruar se kjo marrëveshje është për Prokurorinë pasi ka dyshime për vjedhje.

“Rrugën e keni nisur, e keni nda buxhetin, jeni nis kodra kot. Nuk bën kështu. Bjerne projektin. Unë jam për mu ndërtu rruga, por jo me vjedh. Kjo është për Prokurori”, tha Shala, raporton Nacionale.

Këtu reagoi deputeti i VV-së, Artan Abrashi.

“Ka kalu në Parlamentin e Maqedonisë, jo në Kosovë”, tha ai.

Lajme të ngjashme