Jep dorëheqja ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, s'i përballon kritikat e mediave - NACIONALE

Jep dorëheqja ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, s'i përballon kritikat e mediave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e mbrojtjes gjermane ka dhënë dorëheqje pas rritjes së dyshimeve se ajo nuk mund ta udhëheq shtetin në rigjallërimin e forcave të armatosura të këtij vendi.

“Sot i kërkova kancelarit që të më tërheq nga zyra e ministrit të brendshëm federal,” – u shpreh Christine Lambrecht, anëtar e partisë së kancelarit Olaf Scholz.

“Fokusi i gjatë me muaj mbi personin tim zor se lejon raportim dhe diskutim objektiv mbi shërbyesit dhe shërbyeset në zyrë publike... dhe vendimet e politikave të sigurisë në interesin e qytetarëve të Gjermanisë,” – vazhdonte ajo në komunikatë.

Scholzi është nën presion që të aprovojë një rritje të mbështetjes ushtarake për Ukrainën që ta ndihmojë kundër forcave ruse.

Labrechti, 57 vjeçare, është fajësuar që ka dështuar ta kthejë në formë ushtrinë gjermane pavarësisht fondit special prej 100 milionë eurove.

Debati i gjatë në lidhje me aftësitë ushtarake të Gjermanisë është intensifikuar muajin e kaluar kur disa tanke Puma të këmbësorisë ishin hequr nga përdorimi gjatë stërvitjeve të fundit ushtarake.

Labrechti ishte kritikuar së voni nga mediat dhe figurat opozitare për postimin e një videoje në rrjetet sociale të Internetit për Ditën e Vitit të Ri ku falenderonte personelin por nuk ia dilte të dëgjohej për shkak të zhurmës së fishekzjarret dhe pasi po ndërpritej kur po fliste për luftën në Ukrainë me takimin e njerëzve personalë.

“Çfarë viti ishte 2022-shi? Na përballi me shumë sfida të pabesueshme. Ka një luftë në mes të Evropës. E të lidhura me këtë gjë ishin për mua shumë përshtypje të veçanta, shumë takime me njerëz interesantë,” – kishte thënë ajo.

Shumë media gjermane kishin denoncuar tonin e mesazhit, me disa komentues që kishin thënë se pozicioni i Labrechtit nuk ishte më “i qëndrueshëm”.

Prej atëherë kishin nisur thashethemet se ajo po planifikonte që të dorëhiqej.

Dorëheqja e Lambrechtit erdhi në një moment kyç, kur Gjermania me aleatë tjerë perëndimorë janë nën presion të shtuar për të dorëzuar tanke të betejës për Ukrainën.

Lambrechit kishte qenë edhe në Kosovë vitin e kaluar ku ishte takuar me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehajn.

Lajme të ngjashme