Jehona Lushaku (LDK): VV i bëri koncesionet më të mëdha ndonjëherë ndaj Serbisë - ku mbeti morali?
Jehona Lushaku Sadriu nga LDK ka qenë mjaft e ashpër ndaj kryeministrit Kurti dhe partisë në pushtet pas arritjes së marrëveshjes për Aneksin e Zbatimit dje në Ohër. Ajo ka konsideruar se Kurti i ka humbur “një dekadë të pariparueshme” Kosovës.
“Një dekadë sharje, fyerje, etiketim e demonizim të procesit të dialogut,” – e nis vlerësimin e saj znj. Lushtaku.
Ajo ka deklaruar se VV ka bërë “koncesionet më të mëdha ndonjëherë”.
LDK vazhdimisht e ka kritikuar Kurtin për përmbajtjen e Propozimit Evropian, që nuk përmban njohjen de jure nga Serbia dhe nuk ka karakter përfundimtar.
Ajo pretendon se VV dhe Kurti i kanë dhënë Kosovës një “Asociacion Plus” përmes marrëveshjes së re.
“Ku mbeti ‘morali’ i VV-së dhe Kurtit?!” – pyet në fund ajo.