Java Speciale - NACIONALE

Java Speciale

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Bastisjet e ndalimet e Gjykatës Speciale ishin kryetema e javës që po e lëmë pas. Megjithatë, përveç këtyre rasteve pati edhe ngjarje të tjera “speciale”. Puna e diskutimeve për dinarin vazhdon të jetë temë, Lajçak dha një intervistë për Nacionale dhe vizitoi Kosovën e besa paralajmëroi takime në Bruksel. Ndërsa, ftesa e gazetarit Lirim Mehmetaj nga Prokuroria, mori vëmendje të madhe gjatë javës. Këto janë ngjarjet kryesore të javës.

Javën e parë të muajit mars lirisht mund ta quajmë si “java speciale” si shkak i Gjykatës Speciale, pasi Hetuesit e Prokurorit të Specializuar në Hagë kanë pasur një javë të ngarkuar në Kosovë në përndjekje të ish-komandantëve të UÇK-së.

Gjatë javës, Gjykata Speciale filloi me bastisjen e ish-komandantit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, ndërsa ka vazhduar me ndalimin prej disa orësh të ish-komandantit të UÇK-së për Zonën Operative të Drenicës, Sami Lushtaku.

Lushtakua në orët e vona të natës është ndaluar pa paralajmërim në Prishtinë. Më pas, ai është dërguar në Zyrat e EULEX-it në Prishtinë për të përfunduar pastaj në zyrat e këtij misioni në Fushë Kosovë, ku është intervsistuar për një orë nga hetuesit e Prokurorit të Specializuar.

Lushtakut i është konfiskuar telefoni dhe më pas është liruar.

Për këtë rast edhe deklaruar edhe Lushtaku, i cili ndër të tjera ka thënë se “drejtësisë nuk i kemi ikur asnjëherë sepse lufta jonë ishte luftë për liri, barazi e demokraci.

E bastisjet dhe ndalimet nga Specialja kanë nxitur reagime të jashtëzakonshme në vend. Në këto reagime nuk është kursyer kundërshtimi i Speciales për veprimet që po i bën dhe kanë kërkuar që shtetit të reagojë.

Nuk është hera e parë që e shohim Specialen me aksione, ndalime e bastisje në ish-udhëheqës të UÇK-së.

Ftesa e Mehmetajt

Gazetari Lirim Mehmetaj të martën njoftoi se është ftuar për t’u paraqitur në Prokurori për veprën “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

Ai madje tha se “po i përgatitej një arrestim nga pushteti”.

Pas intervistimi Mehmetaj ka deklaruar kështu:

Unë nuk pata çka me deklaru, as nuk mora avokat, sepse nuk e trajtoj proces të rregullt ligjor. Prokurores i ofrova ndihmë, i thash kushdo që ka bërë presion, ne jemi në anën tende, dhe mundemi me ekspozu atë lloj shantazhusi që të ka detyru dhe obligu me përfshi vetën në këtë gbaim, që mundet me kushtu edhe me karrierë, ulje page.” – ka thënë ai.

Nga ana tjetër ai ka thënë se ftesa nga Prokuroria ka ardhë pas padisë së deputetit Dimal Basha.

Ky i fundit kishte bërë deklarata raciste ndaj qytetarëve nga rajoni i Drenicës, duke u shprehur:

Është marrëveshja e KOSTT-it, për përmirësimin e rrjetit energjetik, e kemi ngohtoren e Prishtinës. Kush është ai njeri, se krejt këta të PDK-së prej Drenicës kanë dalë në Prishtinë, lypin me u nxe dimrit, ama nuk votojnë marrëveshje që e rrisin kapacitetin e ngrohtores në Prishtinë.” - kishte thënë Basha.

Ftesa e Mehmetaj nga Prokuroria ka nxitur reagime të shoqatave për mbrojtjen e gazetarëve, analistë të politikës, shoqërisë civile si dhe politikanë të ndryshëm.

Lajçak në Kosovë

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak qëndroi gjatë javës në Kosovë.

Ai ishte fizikisht në Kosovë dhe u takua me zëvendëskyreministrin njëherit kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi me të cilin diskutuan për çështjen e dinarit.

Përveç fizikisht, Lajçak ishte edhe virtualisht përmes një interviste të dhënë për Nacionale.

Intervista e Lajçak për Nacionale nxiti reagime teksa intervistën e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU.

Ndër të tjera gjatë javës pati edhe një shpërthim në Zveçan.

Në orët e hershme të së premtes, lokali i nënkryetares së Komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniq është djegur, dhe sipas saj, pas këtij veprimi fshihen Lista Serbe dhe Barrikada Veriore.

Për djegien e lokalit ka reaguar kryeministri Albin Kurti që ka kërkuar nga ambasadorët e Quint-it dhe shefi i Zyrës së BE-së ta dënojnë ashpër këtë akt kriminal.

Meqë jemi në veri, Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) e ka miratuar rekomandimin e sekretariatit që votimi për shkarkimin e katër kryetarëve në veri të mbahet më 21 prill të këtij viti.

Lajme të ngjashme