Java e Cameronit dhe mesazheve të fuqishme të tij: Çka ndodhi tjetër gjatë javës?
Java e parë e vitit 2024 ishte e mbushur me ngjarje të rëndësishme. Një nga to, ishte vizita e Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron në Kosovë. Gjithashtu, gjatë kësaj javë, bujë bëri edhe rrahja e politikanit serb Nikola Sanduloviq, pasi ishte për nderime në Prekaz. Një gjë tjetër me rëndësi ishte edhe njohja e pasaportave nga Spanja.
Cameroni në Kosovë
Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron qëndroi për vizitën e tij të parë zyrtare më 24 në Kosovë.
Ai pati takime me krerët e shtetit, si kryeministri, Albin Kurti, presidentja, Vjosa Osmani, kryediplomaten Donika Gërvalla por edhe familjarët e të zhdukurve.
Deklarimet e Cameronit janë shumë të rëndësishme pasi konfirmojnë edhe përkrahjen e Britanisë së Madhe për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovaranitetin e Kosovës.
“Jemi mbështetës të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës, sovranitetit, dhe të drejtës për t’u njohur plotësisht nga të tjerët si shtet sovran... Sigurisht do t’ju ndihmojmë në betejën për tu njohur në forume ndërkombëtare, që është e rëndësishme dhe e meritoni”, ka thënë Cameroni.
Cameron foli edhe për Banjskën, ku tha se ajo çfarë ndodhi në Banjskë ishte “esktremisht shqetësuese” dhe se nësë ndodhë përsëri “duhet ta luftojmë”.
“Ajo që ka ndodhur në shtator mendoj se ishte ekstremisht shqetësuese dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi që ta parandalojmë dhe ta luftojmë nëse ndodh sërish. Kosova është shtet i pavarur, sovran që do stabilitet, siguri dhe prosperitet. Britania po ndihmon në të gjitha këto dhe ajo që ne po bëjmë është e drejtë” – ka thënë ai.
“Stabiliteti në Ballkan, siguria në Ballkan, ndalimi i atyre që duan të shkaktojnë trazira dhe probleme, janë interesa direkte kombëtare të Britanisë së Madhe” – shtoi ai.
Këto deklarata nuk u pritet aspak mirë në Serbi.
Rrahja e politikani serb
Politikani serb, Nikola Sanduloviq është në gjendje të rëndë pasi dyshohet që është rrahur nga shërbimi sekret serb, BIA.
Rrahja e tij, dyshohet se erdhi pasi para pak ditësh, ai ishte në Prekaz në nderim të familjes Jashari.
Për dhunën ndaj tij kanë reaguar krerët e shtetit të Kosovës, të cilët kanë dënuar ashpër veprimin e shtetit serb.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është i brengosur për sulmin ndaj Sanduloviqit.
“Jam thellësisht i brengosur nga raportimet për sulmin dhe maltretimin e liderit opozitar serb Nikola Sanduloviq nga Shërbimi Sekret i Serbisë, një ditë pas kërkim faljes së tij publike për krimet e Serbisë në Kosovë. Kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, z. Sanduloviq, sot pas trajtimit në qendrën spitalore të emergjencës është arrestuar dhe po mbahet në burg. Prokurori publik në Nish paska ngritur aktakuzë kundër tij për shkaktimin e mosdurimit racor dhe etnik kundër serbëve!” – ka thënë ai.
Edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka dënuar sulmin ndaj tij, duke thënë se edhe ndërkombëtarët duhet ta dënojnën këtë akt.
Edhe ministrat e Qeverisë Kurti e deputetë të tjerë kanë reaguar për sulmin.
Njohja e pasaportës nga Spanja
Shteti i Spanjës ka njohur pasaportën e Kosovë.
Kështu ka thënë zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, i cili shtoi se kosovarët mund të udhëtojnë drejt Spanjës pa viza.
“Lajmet e mira vazhdojnë. Për qytetarët tanë dhe shtetin. DG Home ka njoftuar se tashmë edhe Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës. Pra mund të udhëtojmë pa viza dhe drejt këtij shteti.” – shkroi ai.
Kjo ngjarjet nxiti reagime të mëdha, disa nga ta përmendet edhe Gani Jakupin, personi që shteti e paguan 7 mijë e 500 euro për të lobuar për Kosovë.
Gjithashtu, gjatë kësaj jave, Qeveria e Kosovës mori vendim për për largimin e regjimit të letër ngjitësve/stikerave për veturat me targa të Serbisë.
Ky vendim erdhi pasi pranimit që targat RKS të lëvizin në Serbi.