Jasharaj: Do të kemi kujdes me masa sinidikale shkaku i fushatës që mos të na akuzojnë nga qeveria - NACIONALE

Jasharaj: Do të kemi kujdes me masa sinidikale shkaku i fushatës që mos të na akuzojnë nga qeveria

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit (SBASHK), Rrahman Jasharaj, nuk ka përjashtuar se mund të ketë greva.

Megjithatë, ka thënë se kjo do të bëhet pas zgjedhjeve, në mënyrë që të mos ketë akuza se po mbajnë anë politike.

Jasharaj për “Front Online” ka bërë të ditur se pas rikthimit të mësimdhënësve në shkolla do të zhvillohet një bisedë me ta për të shqyrtuar situatën dhe masat sindikale që mund të merren.

“Të mërkurën do të fillojë gjysmë vjetori i dytë. Kur të kthehet mësimdhënësit në shkolla do të bashkëbisedojmë me ta dhe të shohim se çfarë vendime po marrim”, tha ai.

Ai theksoi se Sindikata do të jetë e kujdesshme në veprimet e saj, duke pasur parasysh fillimin e fushatës politike dhe frikën se çdo vendim mund të keqinterpretohet, veçanërisht, siç thotë ai, nga qeveria.

“Do të jemi shumë të matur për veprime sindikale pasi fillon fushata politike që mos të na lexojnë si mesazh të gabuar qoftë qeveria që e ka zakon të hedh fjalë se jemi herë me ta e herë me dikë tjetër. Nëse mbajmë grevë mund të na akuzojë siç e ka traditë partia në pushtet se qenkemi me ata apo me këta”, theksoi Jasharaj.

Sipas Jasharajt, punëtorët e arsimit janë të zhgënjyer me veprimet e Qeverisë dhe Ministrisë së arsimit, duke u shprehur se protestat dhe grevat deri më tani nuk kanë pasur ndikim në realizimin e kërkesave të tyre.

Lajme të ngjashme