Japin dorëheqje edhe 10 prokurorë serbë të Mitrovicës - NACIONALE

Japin dorëheqje edhe 10 prokurorë serbë të Mitrovicës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Edhe 10 prokurorë serbë kanë dhënë dorëheqje nga pozitat që mbanin.

Lajmin e ka konfirmuar Këshilli Prokurorial i Kosovës në një komunikatë për media.

KOMUNIKATA:

Këshilli Prokurorial i Kosovës sot është njoftuar me ofrimin e dorëheqjes së 10 prokurorëve të komunitetit serb të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.

Po ashtu, dorëheqje kanë ofruar edhe stafi administrativ nga komuniteti serb i kësaj prokurorie.

Këshilli Prokurorial i Kosovës, lidhur me situatën e krijuar pritet të mbajë takim, ku do të njoftojë me kohë për veprimet që do të merren.

Lajme të ngjashme