“Janë angazhuar agjentë të FBI-së”: Si po e ndihmon ShBA-ja Kosovën për zbardhjen e sulmit në Ibër-Lepenc? - NACIONALE

“Janë angazhuar agjentë të FBI-së”: Si po e ndihmon ShBA-ja Kosovën për zbardhjen e sulmit në Ibër-Lepenc?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shtetet e Bashkuar të Amerikës janë duke e ndihmuar Republikën e Kosovës në zbardhjen e sulmit terrorist në kanalin ujor të Ibër-Lepencit, i cili ka ndodhur në fund të muajit të kaluar. Këtë e kanë bërë të ditur zyrtarë të lartë amerikanë.

Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof, ka treguar për ndihmën që ShBA-ja po i jep Kosovës në zbardhjen e sulmit terrorist.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ai ka bërë me dije se ShBA-ja ka vënë në dispozicion burime të caktuar për të ndihmuar Kosovën në këtë drejtim.

Ai ishte një sulm i tmerrshëm. E kemi dënuar me fjalët më të forta të mundshme dhe do ta ritheksoj këtu që dënojmë çdo lloj sulmi të tillë. Po e ndihmojmë Kosovën dhe qeverinë e Kosovës që të kryejnë hetimin. Kemi ndihmuar duke vënë në dispozicion burime për këtë qëllim. Dhe mendojmë se është me rëndësi kritike që çdo hetim të ndjekë faktet në terren, të shqyrtojë si duhet të gjitha informacionet aty dhe të punojnë me partnerët ndërkombëtarë në këtë kontekst për t’u siguruar që do të ngrihet një hetim i besueshëm”, ka thënë diplomati amerikan.

Kasanif ka vlerësuar se aktet e tilla bëhen për të shkaktuar destabilitet.

“Ajo që mund të them është që akte të tilla janë jo vetëm të tmerrshme por janë ndërtuar qartësisht për të krijuar destabilitet dhe i refuzojmë në mënyrën më të fortë.”, është shprehur ai.

Kurse, ambasadori amerikan në Kosovë, Kosovë Jeff Hovenier, ka dhënë detaje të tjera për ndihmën amerikane për zbardhjen e këtij rasti.

Hovenier ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë sjellë mbështetjen e FBI-së, për të ngjarjen, dhe se hetimet për këtë po vazhdojnë pandërprerë.

Ne kemi ofruar dhe kemi sjellë mbështetjen e FBI-së këtu në Kosovë tani për të punuar drejtpërdrejt dhe me kohë të plotë me organet e zbatimit të ligjit të Kosovës për të ndihmuar në identifikimin e përgjegjësve dhe për të siguruar që ky hetim të jetë i besueshëm, i plotë dhe të çojë në përfundimet e duhura”, ka thënë ai në një intervistë në Klan Kosova.

Ai ka bërë me dije se ShBA-ja ende nuk është në gjendje të tregon se kush fshihet pas këtij sulmi.

Kurrë nuk është ide e mirë që ambasadorët të flasin për hetimet e zbatimit të ligjit dhe hetimet po vazhdojnë pandërprerë. Kështu që gjithçka që mund të them në lidhje me të dhëna ose sugjerime ose se ku po shkon kjo është se qeveria e ShBA-së nuk është ende në gjendje të thotë që kemi nxjerrë përfundime ose e dimë se kush është përgjegjës për këtë sulm.”, ka thënë ambasadori amerikan.

Hovenier tutje tha se pasi të zbulohet e vërteta, do të bashkëpunojnë me autoritetet në Kosovë që kriminelët të japin përgjegjësi.

Kur të arrijmë të nxjerrim konkluzione do të punojmë së afërmi me autoritetet e Kosovës që kriminelët përgjegjës për këtë sulm të japin përgjegjësi.”, është shprehur Hovenier.

Lajme të ngjashme