Janari nis me vizita: Brenda pak ditësh, kryediplomati britanik e kryeministri irlandez qëndrojnë në Kosovë
Veç në muajin janar të vitit 2024, Kosovën vizituan zyrtarët më të lartë të dy shteteve. Ishte Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron që më 4 janar qëndroi për vizitë në Kosovë. Menjëherë pas vizitës së Cameroni, sot (e enjte 11 janar) për vizitë po qëndron kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar.
Pas vizitës së sekretarit britanik, David Cameron, sot në Kosovë po qëndron kryeministri i Iralandës. Leo Varadkar.
“Sonte në aeroportin e Prishtinës e mirëpritëm Kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar në vizitën e parë ndonjëherë të një kryeministri irlandez në Kosovë. Mirë se vini në Republikën e Kosovës, z. Varadkar." - ka shkruar Kurti në Facebook.
Sipas agjendës, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me fillim nga ora 09:30 mirëpret me ceremoni shtetërore kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar.
Ceremonia do të mbahet në sheshin Skenderbeu në Prishtinë.
Pastaj, nga ora 09:35, Kurti pret në takim dypalësh kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit.
Ndërsa pas përfundimit të takimi, do të ketë konferencë të përbashkët mes dy kryeministrave.
Gjithashtu, kryeministri iralandez do të takohet edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Presidentja Osmani e pret në takim kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar me fillim nga ora 11:00.
“Mediat e interesuara për ta përcjellë takimin, luten të jenë në Presidencë më së largu në orën 10:45”, thuhet tutje në njoftim e Zyrës së Presidentes.
Vizita e Cameronit
Por në javën e parë të muajit janar 2024, Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron qëndroi për vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë.
Ai pati takime me krerët e shtetit, si kryeministri, Albin Kurti, presidentja, Vjosa Osmani, kryediplomaten Donika Gërvalla por edhe familjarët e të zhdukurve.
Deklarimet e Cameronit janë shumë të rëndësishme pasi konfirmojnë edhe përkrahjen e Britanisë së Madhe për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovaranitetin e Kosovës.
“Jemi mbështetës të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës, sovranitetit, dhe të drejtës për t’u njohur plotësisht nga të tjerët si shtet sovran... Sigurisht do t’ju ndihmojmë në betejën për tu njohur në forume ndërkombëtare, që është e rëndësishme dhe e meritoni." - ka thënë Cameroni.
Cameron foli edhe për Banjskën, ku tha se ajo çfarë ndodhi në Banjskë ishte “esktremisht shqetësuese” dhe se nësë ndodhë përsëri “duhet ta luftojmë”.
“Ajo që ka ndodhur në shtator mendoj se ishte ekstremisht shqetësuese dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi që ta parandalojmë dhe ta luftojmë nëse ndodh sërish. Kosova është shtet i pavarur, sovran që do stabilitet, siguri dhe prosperitet. Britania po ndihmon në të gjitha këto dhe ajo që ne po bëjmë është e drejtë” – ka thënë ai.
“Stabiliteti në Ballkan, siguria në Ballkan, ndalimi i atyre që duan të shkaktojnë trazira dhe probleme, janë interesa direkte kombëtare të Britanisë së Madhe” – shtoi ai.
Vizita e Cameronit dhe deklarimet e tij janë parë si të rëndësishme, teksa kanë nxitur reagime të mëdha në Serbi.
Ajo që dihet është se këto dy shtetet pritet janë përkrahës të mëdhenj të shtetit të Kosovës.