"Jamë": Deputeti i VV-së që frikësohej për jetën e shefit të KEK-ut del se është milioner
Mes reagimeve të shumta për arrestimin e shefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, njëri la shumë po shumë përshtypje. Bëhet fjalë për Halil Thaçin, deputetin e Vetëvendosjes nga komuna e Obiliqit. Çka është puna e tij?
Deputet Thaçi do të thoshte disa fjalë për të cilat nuk do të ofronte asnjë provë të vetme. Ai do të thoshte se ishte frikësuar që Nagip Krasniqi do të vritej shkaku që i kishte ndalur zhvatjen shumë (sic) banditave.
Masakra gjuhësore
Por, një pretendim të tillë do ta bënte duke bërë një masakër gjuhësore.
Thaçi do ta editonte tri herë postimin e tij, por duke mos arritur që ta shmangte atë ‘masakër’.
Ai si duket nuk arrin ta shqiptojë si duhet as foljen “jam”, megjithatë siç mund ta vëreni në vend të “frigu” ai ka shkruar “friksuar” (shkruhet frikësuar).

Një tjetër ndryshim ishte edhe përmbajtësor. Në versionin fillestar të postimit ai thoshte se “kishte pritur” që të dëgjonte lajmin mbi atentatin ndaj tij. Më pas, ai thotë se “është frikësuar” për një gjë të tillë.
Pra, fillimisht ishte i sigurt se ndaj Nagip Krasniqit do të bëhej atentat. Në versionin e radhës, siguria e tij për një gjë të tillë binte.
Çka dimë tjetër për Halil Thaçin?
Deputetit në fjalë i ishte punësuar në KEK një nip, një djalë i axhës e disa kushërinj vitin e kaluar. Një prtendim të tillë ai e kishte mohuar përkundër shumë raportimeve që e dëshmonin të kundërtën.
Konkursi në fjalë ishte anuluar pasi që dallaveret me punësime ishin konfirmuar.
Pasuria
Për fat të keq, deputeti Halil Thaçi duket se ka mëdyshje edhe se si shkruhet mbiemri i tij. Me “ç” apo me “q”, kjo është çështja. Në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ai e ka shkruar me “q”. Në Kuvendin e Kosovës e ka shkruar me “ç”.
Por, del se z. Thaçi është goooxha i pasur nëse marrim për bazë vetë deklarimin e tij të pasurisë. Në seksionin e pasurisë së paluajtshme ai ka deklaruar 1 milion e 97 mijë euro prona, përfshirë edhe një pishinë që thotë se ka vlerë 250 mijë euro.

