“Jam ithtar i bashkëpunimit”, Hamza flet për mundësinë shpërndarjes së Kuvendit pa LDK-në
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se është ithtar i idesë që Kuvendit i Kosovës të shpërbehet me një marrëveshje në mes të gjitha partive politike parlamentare.
I pyetur për mundësinë e shpërndarjes së Kuvendit pa deputetët LDK-së dhe AAK-së, ai ka thënë se do të ishte mirë që shpërndarje të bëhet me marrëveshje.
“Sa i përket dakordancës, dhe ka vullnet, unë gjithmonë jam ithtar dhe përkrahës i asaj që në interes të vendit të ketë edhe bashkëpunim, bashkërendim mes subjekteve politike, spektrit politike, merremi vesh. Por nëse ka tentative me i prolong afatet, është çështje tjetër”, ka thënë Hamza.