Ishte shkarkuar nga AKI-ja në Kosovë, Vlora Hyseni dekretohet shefe e Shërbimit Informativ të Shqipërisë - NACIONALE

Ishte shkarkuar nga AKI-ja në Kosovë, Vlora Hyseni dekretohet shefe e Shërbimit Informativ të Shqipërisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dekrtuar Vlora Hyseni, si drejtuese te Shërbimit Informativ te Shtetit. Hyseni ishte shkarkuar nga kryeministri, Albin Kurti dhe presidentja, Vjosa Osmani nga Agjencia Kosovare e Intelegjencës së Kosovës.

Javë më parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama propozoi që Vlora Hyseni të vendoset në krye të Shërbimit Informativ Kombëtar.

“Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar."- kishte shkruar Rama pas takimi që kishte pasur me Begajn.

E propozimin e tij e ka miratuar tashmë presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

“Zonja Vlora Ramush Hyseni, emërohet në detyrën e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.” – thuhet në dekretin e presidentit Begaj që është bërë publike në faqen zyrtare.

Pas dekretimit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar sot fotografi me Vlora Hysenin, të cilën e ka uruar për punën e re.

“Tiranë - Sapo mbaruam prezantimin në institucion të drejtores së re të Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e cila u dekretua dje nga Presidenti i Republikës Urime” – ka shkruar ai.

Kush është Vlora Hyseni?

Vlora Hyseni e ka udhëhequr AKI-në për katër muaj, ajo ishte në krye të institucionit më të lartë të sigurisë dhe inteligjencës , kur ishte shkarkuar drejtori Kreshnik Gashi, deri kur në detyrën e drejtorit të AKI-së u emërua Petrit Ajeti.

Hyseni nga informacionet e pakta që dihen për të, përshkruhet si eksperte dhe njohëse shumë e mirë e çështjeve të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare dhe flet disa gjuhë të huaja.

Edhe pse ka pak informacione sa i përket jetës së sajë, Vlora Hyseni ishte emëruar zëvendës drejtoreshë e AKI-së, në 28 shkurt 2019, nga ish presidenti Hashim Thaçi, për të u shkarkuar në 30 qershor 2021, nga presidentja e tanishme Vjosa Osmani.

“Vendimi për shkarkim e obligon znj. Vlora Hyseni të bëjë dorëzimin e të gjitha mjeteve dhe materialeve me të cilat ka qenë e ngarkuar. Gjithashtu, znj. Vlora Hyseni, sipas vendimit, obligohet që të ruaj të gjitha informacionet që ka marrë gjatë ushtrimit të detyrës, pavarësisht sesi i është dhënë qasja në to apo si i ka pranuar ato, apo në çfarëdo forme tjetër ka arritur të posedoj informacione të klasifikuara.” - thuhej në njoftimin e presidencës.

Lajme të ngjashme