"Nga shefja e Inteligjencës e deri te ministri aktual i Kurtit: Kosovarët që Edi Rama i mori për të punuar në Shqipëri - NACIONALE

"Nga shefja e Inteligjencës e deri te ministri aktual i Kurtit: Kosovarët që Edi Rama i mori për të punuar në Shqipëri

3 vjet më parë

nga Shkëlqim Beqiri

Ka plot kosovarë që kanë punuar, disa vazhdojnë të punojnë e disa propozohen për të punuar në institucione të larta shtetërore në Shqipëri. Duket se kryeministrit, Edi Rama, një sy e ka nga Kosova për të rekrutuar njerëz në Qeverinë e tij. Derisa eksponentë të VV-së e akuzojnë se po merr njerëz që kundërshtojnë Kurti, Nacionale po sjell emrat e tyre.

Vlora Hyseni

Po e nisim më rastin më të fundit. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i propozoi presidentit Bajram Begaj që në krye të inteligjencës shqiptarr të vendosze një grua nga Kosova.

Bëhet fjalë për pozitën drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK). Emri i saj është Vlora e mbiemri Hyseni.

Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar.” – shkroi Rama.

Vlora Hyseni e ka udhëhequr AKI-në për katër muaj, ajo ishte në krye të institucionit më të lartë të sigurisë dhe inteligjencës kosovare kur ishte shkarkuar drejtori Kreshnik Gashi, deri kur në detyrën e drejtorit të AKI-së u emërua Petrit Ajeti.

Hyseni nga informacionet e pakta që dihen për të, përshkruhet si eksperte dhe njohëse shumë e mirë e çështjeve të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare dhe flet disa gjuhë të huaja.

Edhe pse ka pak informacione sa i përket jetës së saj, Vlora Hyseni ishte emëruar zëvendës-drejtoreshë e AKI-së, në 28 shkurt 2019, nga ish presidenti Hashim Thaçi, për t'u shkarkuar në 30 qershor 2021, nga presidentja e tanishme Vjosa Osmani.

Gent Cakaj

Gent Cakaj është një emër tjetër që punoi krah Edi Ramës. Gent Cakaj fillimisht ishte caktuar si Kryenegociator i çeljes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Pastaj, ai ishte zëvendësministër i Punëve të Jashtme në Qeverinë Rama 2 edhe pse efektivisht e kryente detyrën e ministrit.

Cakaj pasi përfundoi punën e tij në Shqipëri u përfol për mundësinë e kyçjes në politikën kosovare, mirëpo deri tash "asgjë e re nga fronti i Cakajt".

Besa Shahini

Një grua tjetër që punoi në Qeverinë e Shqipërisë është edhe Besa Shahin.

Besa Shahin në vitin 2018 u emërua nga Edi Rama në krye të Arsimit në Shqipëri. Ajo u bë ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Shahini qëndori për dy vite në krye të këtij sektori me rëndësi.

Ajo kishte dhënë vetë dorëheqje nga pozita teksa Rama kishte thënë fjalë të mira për punën e saj.

Hajrulla Çeku

Aktualisht është ministër i Kulturës në Qeverinë Kurti, por para kësaj pune, Hajrulla Çeku kishte qenë zëvendëministër në Shqipëri.

Në Qeverinë Rama, Çeku ishte emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.

Ai kishte qëndruar nga viti 2017 deri më 2018 në këtë pozitë.

Për largimin e tij, Çeku kishte thënë se “mundësia për t’i shërbyer Shqipërisë ka qenë motivi im kryesor për të pranuar detyrën, ndërsa ofrimi i këtij shërbimi nën drejtimin e Kryeministrit Rama e bën këtë shërbim përvojë të papërsëritshme jetësore.” – kishte shkruar Çeku në Facebook, ku kishte konfirmuar dorëheqjen e tij.

Lajme të ngjashme