Rama e propozoi për shefe të SHISH-it, Bardhi: Rama ta njoftoj Kuvendin pse e shkarkoi Kosova Vlora Hysenin - NACIONALE

Rama e propozoi për shefe të SHISH-it, Bardhi: Rama ta njoftoj Kuvendin pse e shkarkoi Kosova Vlora Hysenin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka propozuar Vlora Hysenin për shefe të Shërbimit të Intelegjencës Shqiptare. Hyseni është shkarkuar nga pozita zëvendës shefe e AKI-së, nga institucionet e Kosovës.

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka shkruar në Facebook, se Rama duhet ta njoftojë Kuvendin e Shqipërisë, për arsyet e shkarkimit të saj në Kosovë. Sipas Bardhit, siguria e Shqipërisë lidhet ngusht me atë të Kosovës. E raportimet se znj. Hyseni kishte zbuluar apo s’kishte ruajtur informacionet e klasifikuara në Kosovë, sipas Bardhin janë shumë shqetësuese dhe ngrenë dyshime mbi integritetin e saj.

Statusi i plotë Gazment Bardhit:

Edi Rama ka njoftuar se ka propozuar Znj. Vlora Hyseni si drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar. Mediat raportojnë se znj. Hyseni është shkarkuar nga shërbimet e inteligjencës në Republikën e Kosovës, me dyshimet për “zbulim ose mosruajtje të informacioneve të klasifikuara”. Këto raportime janë shqetësuese dhe ngrenë dyshime mbi integritetin e znj. Hyseni.

Presidenti i Republikës është i detyruar të marrë informacionet e plota pranë institucioneve të Republikës së Kosovës mbi arsyet e largimit të saj nga të gjitha pozicionet në shërbimet e inteligjencës së Republikës së Kosovës. Për këtë Presidenti i Republikës ka detyrimin të bëjë transparencë për opinionin publik dhe të informoj edhe Kuvendin e Shqipërisë mbi çdo informacion që do të sigurojë.

Siguria kombëtare e Shqipërisë është ngushtësisht e lidhur me sigurinë kombëtare të Kosovës. SHIK nuk mund të jetë kurrë institucion nën kontrollin personal të Edi Ramës, me përzgjedhje personale të tij dhe pa asnjë argument që siguron pavarësinë e Shërbimit Informativ Kombëtar dhe ushtrimin prej tij me profesionalizëm e paanësi të misionit të mbrojtjes së sigurisë kombëtare.

Lajme të ngjashme