Ish-prokurori Blakaj mbështet Osmanin për mosdekretim të Blerim Isufajt: Ka pasur shkelje gjatë procesit në përzgjedhje - NACIONALE

Ish-prokurori Blakaj mbështet Osmanin për mosdekretim të Blerim Isufajt: Ka pasur shkelje gjatë procesit në përzgjedhje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-prokurori Elez Blakaj ka mbështetur Presidenten e vendit, Vjosa Osmani për mosdekretim të Kryeprokurorit Blerim Isufaj.

Blakaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se shkeljet e evidentuara në proces për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit nuk kalojnë tek institucioni i Presidentit të Shtetit.

Shkas & Pasojë. Shkeljet e evidentuara gjatë procesit të monitorimit në përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit, nga institucionet dhe mekanizmat ndërkombëtarë, por edhe shoqëria civile, nuk kalojnë tek institucioni i Presidentit të Shtetit!” – ka shkruar Blakaj.

Ai tutje ka thënë se të gjithë ata që provojnë të bëjnë interpretim lidhur me vendimin e Presidetes së Shtetit janë të njëanshëm ose të verbër profesionalisht.

Të gjithë ata të cilët provojnë të bëjnë interpretime lidhur me vendimin/njoftimin e Presidentes së Shtetit, shkëputur nga problemet e evidentuara gjatë procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit janë të njëanshëm ose të verbër profesionalisht! Presidentja e Shtetit si garantuese në funksionimin e institucioneve të shtetit, ka ushtruar kompetencat e saj në mbrojtje të integritetit dhe autoritetit funksional të Institucionit të Prokurorit të Shtetit, dhe çdo vendim/njoftim i cili do të legalizonte një proces me shkelje të tilla (të njohura tani), do të përbënte shkelje!” – ka shkruar Blakaj ndër të tjera.

Ish-prokurori Blakaj tutje ka përmendur edhe Gjykatën Kushtetuese duke thënë se është e pakuptueshme se si përdor standarde të dyfishta për situatën të ngjashme.

E pakuptueshme se si Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, për situata të ngjashme dhe për pozitën e njëjtë, përdor standarde të dyfishta! Populli do të thoshte për dikë "nënë" e për dikë "njerkë"!” – ka përfunduar ai.

Lajme të ngjashme