Ish-ndihmës sekretari amerikan i shtetit: Që 15 vjet Amerika s’ka qenë më e zemëruar me Kosovën se tash - NACIONALE

Ish-ndihmës sekretari amerikan i shtetit: Që 15 vjet Amerika s’ka qenë më e zemëruar me Kosovën se tash

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Daniel Fried, ish-ndihmës i sekretarit amerikan i shtetit, ka thënë se përplasja me Amerikën nuk i ndihmon Kosovës.

“Është e qartë që Kosova është duke i injoruar shqetësimet e Shteteve të Bashkuara dhe duke vepruar në një mënyrë që ne nuk e inkurajojmë. Unë kurrë nuk e kam parë administratën e SHBA-së kaq të zemëruar me Qeverinë e Kosovës, jo në këta 15 vjet që nga shpallja e pavarësisë”, tha Fried për Evropën e Lirë.

“Unë nuk kam dyshim në supozimet e mia. Përndryshe nuk mund ta shpjegoj se përse ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, dhe Gabriel Escobar do të ishin aq të irrituar. Unë supozoj se ata i kanë arsyet e tyre. Unë supozoj se arsyet e tyre bazohen në injorimin që u bëri Kurti paralajmërimeve të tyre dhe në të konsideruarit e mbështetjes së SHBA-së si të mirëqenë - çfarë ka qenë gabim dhe e habitshme”, tha ai më tutje.

Sipas tij, situata është shqetësuese.

“Por, pavarësisht kësaj, Kurti ka arritur t’i dëmtojë marrëdhëniet me SHBA-në për asnjë interes që unë mund ta identifikoj. Është mjaft shqetësuese. Unë nuk e kam parë kurrë Qeverinë amerikane kaq të zemëruar me Qeverinë e Kosovës”, deklaroi Fried.

“Mendoj se ai po shpreh zhgënjimin e administratës [amerikane] me Kurtin dhe po e bën të qartë se Kurti dhe ekipi i tij e kanë marrë mbështetjen amerikane si të mirëqenë. Ata kanë abuzuar me besimin amerikan në atë mënyrë që do të jetë e vështirë për ta që ta rregullojnë, por më mirë të nisin e ta bëjnë një gjë të tillë”, deklaroi ai.

"Ai [Kurti] e ka bërë presidentin e Serbisë [Aleksandar] Vuçiq të duket empatik. Nuk kam menduar se kjo është e mundur, marrë parasysh se serbët janë burim i problemit, sepse janë ata që refuzojnë ta njohin pavarësinë e Kosovës dhe refuzojnë ta njohin realitetin se Serbia nuk do ta ketë më kurrë [Kosovën]", thotë Fried.

Pjesë nga intervista me REL:

Mendoj se ai po shpreh zhgënjimin e administratës [amerikane] me Kurtin dhe po e bën të qartë se Kurti dhe ekipi i tij e kanë marrë mbështetjen amerikane si të mirëqenë. Ata kanë abuzuar me besimin amerikan në atë mënyrë që do të jetë e vështirë për ta që ta rregullojnë, por më mirë të nisin e ta bëjnë një gjë të tillë.

E përsëris, burimi afatgjatë i problemit në marrëdhëniet Kosovë-Serbi vjen nga Beogradi, nga revanshizmi serb, ndërsa Kurti ka arritur të grindet me SHBA-në. Grindja me amerikanët i dëmton interesat e Kosovës në atë mënyrë që unë s’e kuptoj. Unë nuk e di se çfarë ka menduar ai [Kurti].

Do të ishte më mirë që Kurti të ndërmerrte një hap prapa dhe të gjente një mënyrë që do t’i riparonte raportet me SHBA-në. Çdo drejtim tjetër mund të bëhet shumë më i kushtueshëm. Nuk e di se çfarë mbështetjeje ka brenda Kosovës, nëse shihet si ai që i ka thyer marrëdhëniet me SHBA-në, e cila, para së gjithash, ishte e para në mbështetjen e pavarësisë së Kosovës dhe sigurisë në Kosovë.

Lajme të ngjashme