Ish-ministri i Jashtëm i Suedisë: Propozimi evropian është marrëveshje e drejtë për Kosovën dhe Serbinë - NACIONALE

Ish-ministri i Jashtëm i Suedisë: Propozimi evropian është marrëveshje e drejtë për Kosovën dhe Serbinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Carl Blidt konsideron se propozimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është një ofertë e drejtë sipas tij.

Bildt ka komentuar në postimin e ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, i cili ka cituar qëndrimin e përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duke u shprehur “nënshkruani marrëveshjen ose përballuni me pasoja”.

Sipas suedezit, marrëveshja e propozuar nga BE-ja hapë rrugë që të dy vendet të ecnin përpara duke shtuar se nuk ka tjetër rrugëdalje për asnjërën palë.

“Është një marrëveshje e drejtë për Kosovën dhe Serbinë që është në tavolinë tani. Kjo do t’i lejonte dy vendet të ecnin përpara, të përmbushin kërkesat e rëndësishme themelore të të dyve, por të shmangen nga kërkesat e tyre maksimale përkatëse. Thjesht nuk ka asnjë rrugë tjetër realiste përpara për asnjërin nga dy vendet”, ka shkruar Blidt në llogarinë e tij në Twitter.

Lajme të ngjashme