Ish-kryetari serb i Leposaviqit: Pse Albin Kurti s'e dëgjoi ambasadorin e ShBA-së? - NACIONALE

Ish-kryetari serb i Leposaviqit: Pse Albin Kurti s'e dëgjoi ambasadorin e ShBA-së?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zoran Todiq, ish-kryetar i Leposaviqit, është në mesin e protestuesve në veri, ndërsa ai ka folur edhe rreth vendosmërisë së serbëve për të protestuar edhe më tutje.

Ai ka theksuar se njëra nga kërkesat është largimi nga objekti i komunës i Lulëzim Hetemit, kryetari të ri të Leposaviqit, i cili po qëndron aty që nga e premtja.

“Kërkesa jonë është që zotëri Hetemi të largohet nga objekti bashkë me bashkëpunëtorë, ta lëshojnë ndërtesën forcat e policisë. Atëherë jeta do të zhvillohej normalisht. Tash jeta është paralizuar.” - tha Todiq para gazetarëve, raporton Klankosova.tv.

“Unë po ju pyes juve, pse Policia e Kosovës e ka përdorë dhunën dhe me dhunë e ka sjellë Hetemin këtu. Pse s’po e pyesni Albin Kurtin pse nuk e ka dëgjuar këshillën e ambasadorit Hovenier dhe ambasadorëve të QUINT-it.” – deklaroi tutje ai.

Sipas tij, e gjithë kjo situatë nuk dërgon askund.

“Edhe partitë parlamentare që janë në opozitë gjithashtu i ndajnë qëndrimet me ne. Kjo situatë nuk dërgon askund.” - tha ai.

Lajme të ngjashme