Ish-kryetari i Preshevës: Nuk mund të ketë më ndërhyrje të Kurtit në Luginë - NACIONALE

Ish-kryetari i Preshevës: Nuk mund të ketë më ndërhyrje të Kurtit në Luginë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, mendon se ka përfunduar etapa e ndërhyrjes se kryeministri të Kosovës, Albin Kurti, në Luginë të Preshevës.

Ai është ka thënë se misioni i Kurtit në Luginë të Preshevës ka mbaruar ditën e zgjedhje.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), ka bërë me dije se nëse Kurti tenton përsëri, atëherë do t`i has sharra në gozhdë.

“Jo, absolutisht s’do të mund të shtyhet pavarësisht tentativave që mund të vijnë nga Kurti. Në ato raste do t’i hasë sharra në gozhdë, këto mundësi për deklarime për mbështetjen e PVD-së këto mbaruan. Mbaroi misioni i tij. Ndërhyrje të tjera s’mund të ketë në asnjë mënyrë. Shqiptarët në Preshevë do t’i zgjedhin institucionet drejtuese, s’mund të jetë e pranueshme asnjë ndërhyrje e Kurtit në politikën shqiptare dhe ndërtimin e institucioneve shqiptare në Preshevë”, ka deklaruar Mustafa në KTV.

Lajme të ngjashme