Ish-konsulli i Kosovës “vajton”: Në Prishtinë flitet veç shqip e ka vetëm një etni - NACIONALE

Ish-konsulli i Kosovës “vajton”: Në Prishtinë flitet veç shqip e ka vetëm një etni

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Donat Syla, ish-konsull i përgjithshëm i Kosovës në Kanada, ka bërë një status interesant. Në profilin e tij, z. Syla e ka kritikuar “uniformitetin” e Prishtinës, kryeqytetit kosovar.

Ai ka ngritur edhe në paralele të kohës së para luftës.

“Nje kryeqytet uniform ku flitet vetem shqip!

Ne Prishtine, para dhe pas suprimimit te autonomise, ka pasur studente te huaj gjithandej nga Greqia, Egjipti, Qipro etj.

Ne ate periudhe, ne Ulpiane te Prishtines, ne vendin ku jam rritur, besoj se 60% e banoreve kane qene shqiptare, e te tjeret te kombesive te tjera.

Pas luftes ka pasur shume organizata te huaja qe kane operuar ne Kosove, punetoret e te cilave kane sjellur me vete ne Prishtine ne nje forme ose tjeter dicka nga vendi i tyre, nga kultura e tyre.” – shkroi ai.

Tutje, z. Syla ka shkruar se në kohët e tanishme, në Prishtinë flitet vetëm një gjuhë dhe ka vetëm një etni. Tutje, ai ka thënë se duke qenë e tillë, Prishtina nuk e përmbush as për së afërmi premisat e një qyteti konkurrues me qytetet e rajonit e të Evropës.

“Nderkaq, ka me shume se nje dekade qe Prishtina eshte e kapluar nga uniformiteti dhe amullia. Ne kohen tone, nje kryeqytet ne te cilin flitet vetem nje gjuhe, ka vetem nje etni, nuk ka prurje te kulturave tjera, nje qytet me shume pak aktivitetet kulturore e sportive, nuk permbush as per afermi premisat e te qenit qytet konkurues me qytetet tjera ne rajon dhe ne Evrope. Per me teper aty ku ka uniformitet, hapesira per pikepamje ndryshe te cfardollojshme per cilen cdo gje eshte jashtezakonisht e ngushte.” – përfundoi z. Syla.

Lajme të ngjashme