Ish-komandanti i NATO-s, Petr Pavel fiton zgjedhjet presidenciale në Çeki - NACIONALE

Ish-komandanti i NATO-s, Petr Pavel fiton zgjedhjet presidenciale në Çeki

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Petr Pavel, një gjeneral në pension dhe ish-komandant i lartë i NATO-s, ka arritur në presidencën çeke me një fitore dërrmuese zgjedhore ndaj ish-kryeministrit Andrej Babis, në atë që mbështetësit e e kanë cilësur një fitore të demokracisë liberale ndaj populizmit oligarkik.

Sipas The Guardian, me rreth 88% të votive të numëruara, Pavel ishte përpara me rreth 700,000 vota në shkallë vendi, duke e lënë kundërshtarin e tij Babis, me një deficit të pakapërcyeshëm.

Ky rezultat ka treguar një kundërshtim poshtërues për Babis-in, një oligark miliarder që kishte zhvilluar një fushatë të pamëshirshme, të fokusuar në portretizimin e kundërshtarit të tij si një luftënxitës, ndërkohë që e bënte veten viktimë të sharjeve dhe kërcënimeve me vdekje.

Numërimet e para të votimeve kanë tërhequr brohoritje në selinë e fushatës së Pavel-it, në distriktin Karlin të Pragës. E pas konfirmimit të fitores së tij, Pavel u është drejtuar triumfalisht mbështetësve të ngazëllyer në selinë e tij të fushatës, ndërsa është pritur me thirrjet “president, president”.

Pavel, një ish-shefi i shtabit të ushtrisë dhe i dyti në komandën e NATO-s, do të marrë detyrën si president çek në mars nga presidenti aktual, Milos Zeman, i cili ka mbajtur postin për dekadën e fundit dhe është i ndaluar me kushtetutë të kërkojë një mandat të mëtejshëm.

Lajme të ngjashme