Ish-këshilltari i Trumpit për shkëmbimin e territoreve: Shpresuam që Kosova dhe Serbia të pajtoheshin për diçka - NACIONALE

Ish-këshilltari i Trumpit për shkëmbimin e territoreve: Shpresuam që Kosova dhe Serbia të pajtoheshin për diçka

1 vit më parë

nga NACIONALE

John Bolton, ish-këshilltari për siguri kombëtare i ish-presidentit amerikan, Donald Trump së fundi ka folur në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi dhe pozicionit të Uashingtonit rreth kësaj çështje.

Në një intervistë për “Politika”, ai është shprehur se për një kohë të gjatë, pozicioni amerikanë ka qenë me shpresën që Kosova dhe Serbia do të pajtoheshin për diçka që do të ishte e pranueshme për të dyja palët.

Këtu, ai përmendi shkërmbimin e territoreve:

“Mendoj se për një kohë tashmë, pozicioni amerikan aktualisht ka qenë me shpresën që Kosova dhe Serbia do të arrinin bashkë diçka që do të ishte e pranueshme për të dy palët, duke përfshirë edhe shkëmbimin e territoreve, për të cilin të dy palët do të pajtoheshin, dhe i cili do të kontribuonte po ashtu në stabilitetin në Ballkan, dhe në arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë”.

Sipas tij, gjatë periudhës sa ka punuar në administratën Trump, ShBA mund të kishte bërë më shumë.

“ShBA-të janë tërhequr vite më parë dhe ia kanë lënë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve Evropës Perëndimore për ta ndërmjetësuar dhe për t’i ndihmuar palët, dhe mua më duket qartë se kjo ishte një gjë e mirë.” – ka thënë ai fillimisht, transmeton Nacionale.

“Pikëpamja ime, sa isha në administratën e Presidentit Trump, është se Shtëpia e Bardhë, ShBA mund të kishin bërë më shumë, sepse ekziston një interes në stabilizimin e një rajoni që ka qenë jostabil viteve të fundit dhe për t’i dhënë fund atij konflikti në mënyrë që të na mundësohet fokusimi në problem më të mëdha që lindin nga shfaqja dhe rritja e aleancave të reja mes Knoës dhe Rusisë, si dhe kërcënimet për Evropën që vijnë nga situate në Lindjen e Mesme dhe Azinë Lindore. Pra, kjo është diçka që ka ndodhur për një kohë të gjatë, që nga koha e shpërbërjes së Jugosllavisë, dhe shpresoj se së shpejti do të gjendet një zgjidhje për të cilën palët mund të bien dakord.” – u shpreh tutje Bolton.

Zgjedhjet në ShBA

Pyetur për shanset e kandidatëve presidencial Kamala Harris e Donald Trump në zgjedhje që pritet të mbahen në nëntor, ai është shprehur se aktualisht, gjithçka është e “turbulltë”.

“…nuk ka mundësi që të prashikohet tani se kush do të fitojë. Dhe mua më duket, ashtu siç shume po parashikojnë, se kjo do të jetë gara presidenciale më e ngushtë në historinë moderne të ShBA-së. Duke marrë parasysh sistemin zgjedhor të ShBA-së, fituesi do të vendoset vetëm nga një numër shtetesh me shumicën e votave. Po flasim për rreth shtatë shtete, dhe edhe në këto lidhja është shumë e ngushtë. Kemi edhe pak javë që kanë mbetur, kështu që është e vështirë të thuhet se çfarë ngjarjesh mund të formësojnë zhvendosjet zgjedhore dhe në cilat drjtime, por gara do të jetë e pasigurtë deri në fund.” – ka thënë në fund ish-këshilltari i Trump.

Lajme të ngjashme