Ish-këshilltari i Kurtit për sulmet përmes RTK-së: Manifestim i absurditetit të personave në pushtet
Durim Berisha, ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka shkruar në lidhje me sulmet e pushtetit përmes RTK-së ndaj Nacionlaes dhe Periskopit.
Sipas tij, një gjë e tillë është manifestim i absurditetit dhe paarsyeshmërisë së personave në psuhtet.
“Që kohë të gjatë i injoroj zhvillimet politike në Kosovë, mirëpo veprimet e fundit të RTK-së, disa nga punëtorët e së cilës po dëshmojnë se në Kosovë disa individë janë shërbëtor patologjikë të kujtdo që është në pushtet, janë manifestim i absurditetit dhe paarsyeshmërisë së personave në pushtet” – ka shkruar ai.