Ish këshilltari i Kurtit pas zgjedhjes së Pecit në Kushtetuese: ShIK-u ende e ka shumicën, Kurti të dorëhiqet - NACIONALE

Ish këshilltari i Kurtit pas zgjedhjes së Pecit në Kushtetuese: ShIK-u ende e ka shumicën, Kurti të dorëhiqet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kuvendi i Republikës së Kosovës e zgjodhi sot Enver Pecin gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese me 66 vota të deputetëve. Emri i tij pritet t’i dërgohet presidentes Vjosa Osmani për dekretim. Por, një ish këshilltar i Kurtit nuk e ka pritur mirë këtë lajm duke reaguar me shumë zemërim.

Sipas Durim Berishës, kryeministri i Kosovës Albin Kurti duhet të ofrojë dorëheqjen e tij pas këtij vendimi.

Duke folur në mënyrë më të përgjithshme, ai tha se “opozita katapultoi shërbyesin e tyre në Gjykatën Kushtetuese me votat e Lëvizjes Vetëvendosje!”

“Sot e tutje Albin Kurti nuk ka arsye të qëndrojë në krye të Qeverisë së Kosovës. Sot kur opozita katapulton shërbyesin e tyre në Gjykatën Kushtetuese me votat e Lëvizjes Vetëvendosje! dhe në anën tjetër dështon të zgjedhë persona me kredibilitet, Albin Kurti shërben vetëm formalisht si kryeministër dhe përfaqësues i shumicës formale në Kuvend.” – i tha Nacionales Berisha.

Por, kush e ka shumicën atëherë?

Sipas tij, ende (sic) ShIK-u vazhdon të ketë “shumicën faktike”.

“Shumica faktike vazhdon të jetë ShIK-u që përmes satelitëve të tyre në LVV po vazhdojnë të mbushin institucionet me analfabetë funksionalë që u shërbejnë me devotshmëri e përkushtim.” – na tha z. Berisha.

Duhet kujtuar se Lëvizja Vetëvendosje ka 57 deputetë në grupin e saj parlamentar ndërkohë që PDK-ja (së cilës z. Berisha i referohet me ShIK) i ka 18 deputetë.

Durim Berisha është një jurist që ka shërbyer si këshilltar i kryeministrit Albin Kurti gjatë Qeverisë Kurti I.

Lajme të ngjashme