Ish-deputeti serb, ambasadorit rus: Konflikti me NATO-n nuk do të ndodh, vetëm një i çmendur e beson këtë
Ish-deputeti serb Dragan Shormaz ka reaguar ndaj ambasadorit të Rusisë në Serbi, duke e akuzuar atë se po vazhdon të ndërhyjë në punët e brendshme të Serbisë.
Shormaz që është zyrtar i partisë se Vuçiqit, ka thënë se nuk do të ndodh që Serbia të futet në konflikt me NATO-n.
“Derisa ushtarët rusë shtrihen si minjtë në baltën e Ukrainës dhe qindra prej tyre vdesin çdo ditë, ky zyrtar [ambasadori rus] i regjimit kriminal vazhdon paturpësisht të ndërhyjë në punët e brendshme të Serbisë dhe të uron konfliktin tonë me NATO-n! Kjo nuk do të ndodhë. Vetëm një budalla shkel dy herë në të njëjtin gur”, ka shkruar Shormaz në Twitter.
Kujtojmë se serbët kanë bllokuar rrugën 2 kilometra larg pikës kufitare në Merdarë.
Dok ruski vojnici kao miševi leže u ukrajinskom blatu i na stotine dnevno ih gine, ovaj službenik zločinačkog režima nastavlja da se besramno meša u unutrašnje stvari Srbije i priželjkuje naš sukob sa NATO!
— Dragan Šormaz (@dragansormaz) December 27, 2022
NEĆE MOĆI
Samo se budala dva puta saplice na isti kamen! pic.twitter.com/w9FS2ed3DN
