Ish-bashkëshorti merr dy fëmijët dhe shkon në Gjermani, gruaja lajmëron rastin në polici - NACIONALE

Ish-bashkëshorti merr dy fëmijët dhe shkon në Gjermani, gruaja lajmëron rastin në polici

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një grua në Rahovec ka njoftuar se dy fëmijët e saj i kishte marrë ish-bashkëshorti dhe kishin udhëtuar për në Gjermani.

Siç ka raportuar ajo në Polici, rasti ka ndodhur pa aprovimin e saj, ndërkohë që ka thënë se fëmijët ishin në kujdestarinë e gjyshes së tyre.

Tutje theksohet se me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rahovec 12.02.2023, 18:00. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se dy fëmijët e saj për të cilët e kishte kujdestarinë gjyshja e tyre, i kishte marr ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar dhe kishin udhëtuar në shtetin e Gjermanisë pa aprovimin e saj. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Lajme të ngjashme