Ironizon avokati Zekaj: Nashta organizatën e ka ble Serbia e Rusia, me qit keq qeverinë dhe babën e kombit?
Avokati Yll Zekaj ka ironizuar pas publikimit të raportit ku Kosova ka rënë për 24 vende në lirinë e mediave.
Ai ka thënë se mos ndoshta organizatën Reporterët pa Kufij “e ka ble Rusia e Serbia me qit keq qeverinë dhe babën e kombit”. Kjo duke aluduar në Albin Kurtin.
Postimi:
Kosova ne renie te lire, ne Raportin e Reportereve pa Kufij!
Ne raportin e Reportereve pa Kufij, Kosova paska vazhdu me renie, nga vendi i 56 ne vitin 2023, ne vendin e 75 ne vitin 2024, e sivjet ne vendin e 99.
Disa nga gjetjet qe paskan identifikuar Reporteret pa Kufij ne raportin e vitit 2025:
• Liria e medias kercenohet nga rregullimi i politizuar, padite SLAPP, mungesa e qasjes ne informacionin publik dhe rreziqet serioze per sigurine e gazetareve,
• Gazetaret vazhdojne te jene ne shenjester te sulmeve politike,
• Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), iu nenshtrua nje reforme te diskutueshme ligjore qe rrezikon me tej pavaresine e tij (tani e konfirmuar edhe nga Gjykata Kushtetuese),
• Para zgjedhjeve te pergjithshme te vitit 2025, disa media private u bene objekt i bojkotit nga qeveria,
• Qeveria kercenoi pavaresine e transmetuesit publik RTK.
• Gjithnje e me shume gazetare po perballen me padite SLAPP te iniciruara nga grupe biznesi dhe politikane.
• Edhe pse gazetaret gezojne besimin e shoqerise, mediat e pavarura dhe gazetaret hulumtues shpesh jane ne shenjester te fyerjeve dhe lajmeve te rreme ne rrjetet sociale.
• Gazetaret shpesh akuzohen padrejtesisht per "bashkepunim me armikun",
• Disa gazetare gjithashtu jane bere objekt i pergjimit.
• Edhe pse sulmet hetohen nga policia dhe prokuroria, rrallehere kane perfunduar me ndjekje penale.
Nashta edhe Reporteret pa Kufij si organizata me kredibile ne bote qe monitorojne 180 shtete, i paska “ble” Serbia e Rusia, me qite keq Qeverine e Kosoves dhe baben e Kombit?!