Investimi i amerikanëve në Gjimnazin “Ahmet Gashi”, Musmurati: Shtëpia mbahet më mirë me miq
Drejtoresha për Arsim në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar se kanë pranuar një donacion nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta furnizuar me inventor shkollor Gjimnazin e shkencave shoqërore "Ahmet Gashi" në Prishtinë.
Tutje, ajo ka njoftuar edhe se vitin tjetër do të nis edhe renovimi i tërësishëm i objektit shkollor me financim të ambasadës Amerikane në Prishtinë.
“Shtëpia mbahet më mirë me miq!”, ka shkruar Musmurati në Facebook.
