Invalidi i UÇK-së: 1997 e kam rrahur Radojiçiqin në Gjakovë, dy orë nuk ka mundur me u kthejll - NACIONALE

Invalidi i UÇK-së: 1997 e kam rrahur Radojiçiqin në Gjakovë, dy orë nuk ka mundur me u kthejll

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Invalidi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shkumbin Hoti nga Gjakova ka thënë se ka rrahur fort Milan Radojçiqin në vitin 1997.

Hoti i ftuar në T7, ka treguar se e ka njohur Radojiçiqin, i cili akuzohet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe është në listën e zezë të SHBA-së, ku edhe ka shpjeguar ngjarjes se si kishte ndodhur në atë në Gjakovë.

Milan Radojciqin e kam njoft në vitin 1997. Milani ka banu te Gjykata dhe një shok i jemi e ka pas shok dhe unë isha tu shku në një dyqan dhe ai u kap aty me një djalë, boni fjalë. Ai [Milan Radojiçiq] ka qenë një djalë shumë problematik në Gjakovë, e din Gjakova. Rastësisht qëllova unë aty dhe ma nguci atë shokun, i bjen me lavdëru veten, po ai ka qenë 2 vjet më i vjetër se unë, po e kom rreh fort, qasi të rrehne ia kom bo, thom nja dy orë nuk ka mujt me u kthjell. E din krejt lagjja aty.” – ka thënë ai, duke shtuar se për këtë ka edhe dëshmitarë.

Lajme të ngjashme