Aktivisti i VV-së krahason Dejona Mihalin me Adem Grabovcin: Roli i njëjtë, gjinia e ndryshme
Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Muharrem Trashevci ka publikuar një postim si rrallë herë kundër Dejona Mihalit, e cila njihet si zë i pushteteshem brenda partisë në pushtet.
Trashevci ka krahasuar Mihalin me Adem Grabovcin e Partisë Demokratike të Kosovës.
Ai ka shkruar se “Roli i njëjti, gjinia e ndryshme”.
Dejona Mihali është një ndër emrat më të përmendur kohëve të fundit kur bëhet fjalë për Lëvizjen Vetëvendosje.
Në këtë parti ajo ushtron detyrën si koordinatore për Komitete.
