Haki Abazi i "mëshon" Dejona Mihalit: E kontrollon grupin parlamentar - NACIONALE

Haki Abazi i "mëshon" Dejona Mihalit: E kontrollon grupin parlamentar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Haki Abazi, deputet i rebeluar i Lëvizjes Vetëvendosje, është duke mbajtur një fjalim në hollin e Kuvendit të Kosovës, të cilin e paralajmëroi dje nëpërmjet një postimi në Facebook.

Abazi ka folur gjerë e gjatë për shumë çështje, duke e kritikuar Qeverinë Kurti për dështim në qeverisje.

Tutje, ai ka përmendur me emër edhe Dejona Mihalin, koordinatoren e komiteteve të VV-së, për fuqinë e së cilës ka shkruar disa herë Nacionale. Abazi ka pretenduar se ajo e kontrollon grupin parlamentar dhe vendimmarrjen aty.

“Nga shkurti i vitit të kaluar, kam depozituar kërkesën për formimin e komisionit hetimor për privatizim. Është bllokuar nga Dejona Mihali. Arsyeja pse po e përmendi me emër është sepse është dora, është masha e kontrollit të grupit parlamentar, duke mbivendosur mbi vullnetin e secilit deputetë, e cila vie pa asnjë legjitimitet në Lëvizjen Vetëvendosje. Zonja Mihali nuk ka qenë pjesë e votimit, pjesë e listës së deputetëve, nuk ka qenë në garën e brendshme në LVV, por është njeriu kryesor e cila kontrollon dhe menaxhon me grupin parlamentar dhe vendimmarjen që bëhet aty.” – tha z. Abazi.

“Natyrisht, që kam protestuar përbrenda” – vazhdoi ai.

Lajme të ngjashme