Intervistë: Xhevdet Pozhari tregon këshillën e parë që ia dha Arben Vitisë, e noton Qeverinë Kurti
Xhevdet Pozhari është analist që aktualisht paraqitet në emisionin “Context” të ATV-së. Dikur ishte edhe gazetar. Përveç rolin e analistit, Pozhari sot është edhe këshilltar i ministrit Arben Vitia. Në një rrëfim të gjatë, Pozhari zgjodhi të tregojë shumçka nga jeta e tij.
“Kam të përfunduar bio-kiminë” – ishte gjëja e parë që deklaroi Pozhari, teksa rrëfente për fillet e tij në gazetari para dy dekadave.
Natyrisht, përtej rrëfimeve mbi jetën e tij, Pozhari tregon edhe qëndrimet e tij politike për pushtetin e opozitën. Pozhari, që njihet për afërsi politike me LVV-në, ka disa kritika rreth qeverisjes së Albin Kurtit dhe kabinetit të tij.
“Kam pritur më shumë në çështjen e brendshme.” – është fjalia me të cilën e fillon kritikën ndaj Qeverisë Kurti.
Tutje, në Podcastin me gazetarin Mirlind Behluli, Pozhari tregon këshillën e parë që ia dha Arben Vitisë, në kabinetin e të cilit punon që disa javë.
“I thash ministër…” – e fillon fjalinë e këshillimit ndaj Vitisë, të cilën këshillë mund ta dëgjoni në podcastin e mëposhtëm.
Cili është ministri më i mirë i Qeverisë Kurti? E më i dobëti? Pse e sulmon kaq shumë LDK-në e Lumir Abdixhikun? Kush do të jetë kryetar i ardhshëm i PDK-së? A kanë ende ndikim “Grupi i Hagës” në PDK? Për të gjitha këto pyetje, Pozhari ka ofruar përgjigjet e tij. Dëgjim të këndshëm.
