Indeksi i Reporterëve pa Kufij përmend rastin e Klan Kosovës: I është nënshtruar dhunës administrative nga Qeveria Kurti - NACIONALE

Indeksi i Reporterëve pa Kufij përmend rastin e Klan Kosovës: I është nënshtruar dhunës administrative nga Qeveria Kurti

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Indeksi i Reporterëve pa Kufij është pritur me shqetësim në Kosovës.

Në këtë raport evidentohet presioni dhe kërcënimet që gazetarët dhe mediat kanë marrë nga pushteti.

Në mënyrë të veçantë aty përmenden rastet e RTK-së dhe të Klan Kosovës.

Për këtë të fundit, thuhet se i është nënshtruar dhunës administrative nga Qeveria Kurtit

Edhe nëse media arrin t'i mbajë politikanët përgjegjës, gazetarët vazhdojnë të jenë objekt i sulmeve politike. Rregullatori joefektiv i medias, KPM, po përpiqet të reformojë veten. Kanali më i madh televiziv, Klan Kosova, i është nënshtruar dhunës administrative nga qeveria (e Albin Kurtit), e cila gjithashtu ka kërcënuar pavarësinë e transmetuesit publik RTK duke zgjedhur një eksponent të ngushtë të partisë në pushtet (Vetëvendosjes) si drejtor”, thuhet në raport.

Lajme të ngjashme