Inçizimi i Thaçit të VV-së ku ndërhynte në shpronësime, Mehmetaj: Gllabëroni, mos u ndalni
Gazetari Lirim Mehmetaj, pas publikimiit të audioregjistrimit nga "Kallxo.com" ku dëshmohet tërësisht ndërhyrja e deputetit të Vetëvendosjes, Halil Thaçi, në disa shpronësime në Shipitullë, ka shkruar se “institucionet e kapura ndryshe nuk duken”.
“Deputeti i LVV-së po iu tregon disa banorëve qysh e kontrollojnë njëfarë komisioni. Gjithashtu po iu tregon kush ka me u bë kryetar i bordit të atij komisioni, akoma pa u votuar në Kuvend”, ka shkruar Mehmetaj.
”Po, s’ka dert. Gllabëroni, mos u ndalni. Si t’fillojnë njerëzit me iu marrë pak erë, ja fut Kurti një deklarim për Veri diçka a për Serbi edhe rregullohet gjithçka”, ka shkruar ai.