Incidenti i Osmanit në aeroport, reagon Ministria e Jashtme: Trajtim jodinjitoz, po mbledhim informata
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar lidhur me incidentin e presidentes Osmani në Maqedoninë e Veriut.
MPJD e ka vlerësuar trajtimin jodinjitoz, duke theksuar se kanë kërkuar mbledhjen e informative.
Postimi:
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës me shqetësim ka mësuar rreth incidentit të shkaktuar në Aeroportin e Shkupit në raport me trajtimin jodinjitoz të Presidentes së Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Ambasadës së Kosovës në Shkup, ka nisur mbledhjen e informatave dhe që në orët e hershme të mbrëmjes ka kërkuar sqarime zyrtare nga ambasada e Maqedonisë së Veriut në Prishtinë dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.
MPJD do të mbajë publikun të informuar për veprimet e mëtejshme, për të sqaruar këtë situatë dhe për t'u siguruar që incidente të tilla të mos ndodhin në të ardhmen në raport me krerët e shtetit tonë.