Ilir Meta dënon sulmet në veri ndaj Policisë së Kosovës dhe Eulex-it - NACIONALE

Ilir Meta dënon sulmet në veri ndaj Policisë së Kosovës dhe Eulex-it

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar rreth situatës në veri të Mitrovicës duke i dënuar sulmet ndaj autoriteteve policore të Kosovës dhe Eulex-it.

Kryetari i subjektit Partia e Lirisë ka apeluar shmangjie të tensioneve që rrezikon sigurinë dhe shton rrezikun për paqe e stabilitet.

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktet e papranueshme të dhunës dhe sulmet e armatosura ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit ndërkombëtar në Veri të Republikës së Kosovës dhe u bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të venë sa më parë para drejtësisë autorët e tyre. Apeloj fuqimisht domosdoshmërinë e shmangies së çdo provokimi dhe në veçanti të përshkallëzimit të çdo forme tensioni që minon sigurinë në Kosovë dhe që rrezikon paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.” , shkruajti Meta.

Lajme të ngjashme