Ilir Ferati dhe kreu i Kishës Ortodokse nënshkruan një marrëveshje të rëndësishme me ndërmjetësimin e KFOR-it
Kryetari i Istogut, Ilir Ferati ka nënshkruar një marrëveshje me kreun e Kishës Ortodokse, Teodosije Sibalic.
Këtë lajm e ka bërë të ditur, KFOR-i, të cilët ishin ndërmjetësues për nënshkrimin e kësaj marrëveshje.
Në njoftim thuhet se marrëveshja është e rëndësishme sepse përfshinë rizhvillimin e një zone urbane.
“KFOR-i ka mbajtur sot një takim mes Ipeshkvit të Kishës Ortodokse, Teodosije Sibalic, dhe Kryetarit të Komunës së Istogut, z. Ilir Ferati, për të nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme mes dy palëve lidhur me rizhvillimin e një zone urbane duke përfshirë një shesh lojrash për fëmijë.” – thuhet në njoftimin e KFOR-it.
#KFOR RC–West held today a meeting between the Bishop of the Orthodox Church, Teodosije Sibalic, and the Mayor of Istog/Istok, Mr. Ilir Ferati, to sign an important agreement between the two parties regarding the redevelopment of an urban area, including a playground for children pic.twitter.com/nRsbU2Cpv5
— NATO Kosovo Force - KFOR (@NATO_KFOR) July 1, 2023
