IKD: Mungesa e marrëveshjes për presidentin nuk mund ta bllokoj konstituimin e Kuvendit
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka shprehur shqetësim për ndërprerjen e seancës konstituive të Kuvendit, në prag të përfundimit të afatit kushtetues.
Sipas IKD-së, kërkesa e Albin Kurtit për kohë shtesë për një marrëveshje politike rreth presidentit nuk mund të përdoret si arsyetim për bllokimin e Kuvendit.
Instituti thekson se zgjedhja e presidentit është proces i veçantë dhe nuk mund të kushtëzojë konstituimin e Kuvendit. Negociatat politike, sipas tij, duhet të zhvillohen jashtë seancës konstituive.
IKD rikujton se Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar afat prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit. Mungesa e një sanksioni të përcaktuar, sipas Institutit, nuk e bën të ligjshme shkeljen e këtij detyrimi kushtetues.