“Idhnimi i kuptueshëm” i ShBA-së, sipas Konjufcës: “Ka gjëra që duhet bërë patjetër, dhe gjëra për të cilat duhet pyetur” - NACIONALE

“Idhnimi i kuptueshëm” i ShBA-së, sipas Konjufcës: “Ka gjëra që duhet bërë patjetër, dhe gjëra për të cilat duhet pyetur”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës “janë idhnuar” me Kosovën, e pohoi vetë Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në një intervistë për median “Demos”; duke folur rreth çështjeve të fundit të shtyrjes para të ndalimit të valutës serbe medoemos shpejt dhe thjesht-ashtu nga ana e Qeverisë e Kosovës; por e kumtuar sikur një vendim i marrë “në mënyrë të pavarur” nga Banka Qendrore e Kosovës.

Konjufca tha se “e kuptojmë edhe e mirëkuptojmë” atë që ai e dha për “idhnim” dhe “shqetësim” amerikan me autoritetet e Kosovës rreth çështjes së dinarit; teksa e interepretoi plasaritjen e marrëdhënieve Kosovë-ShBA në atë që këta të fundit e shohin për nga prizmi i sigurisë dhe jo për nga legaliteti dhe legjitimiteti i vendimit; që është gjë e pakontestuar.

Nuk ki çka me interpretu aty, deklarata e O’Brien ishte shqetësuese”, i tha Konjufca intervistuesit rreth deklaratës më të ashpër amerikane ndonjëherë drejtuar Qeverisë së Kosovës “Ishte (thirrja) që ShBA dëshiron të trajtohet në partneritet nga ana e Kosovës”, e citoi Konjufca.

Duke marrë një shembuj, edhe simbas vetë tij “banal” rreth çështjes së partneritetit ku e krahason me koordnimin dhe marrjen vesh për një intervistë me gazetarin që kishte përballë – Konjufca pohoi se ShBA-të janë zënë në befasi nga vendimi për dinarin.

Por ama, shtoi ai, janë dy çështje që e bëjnë një shtet: “Një shtet është i organizuar në masën në të cilën dinë m’i ditë ato senet që duhet mi ba vetë dhe cilat janë për çka duhet me pyet dhe m’i ba bashkë”.

Qëllimin e kemi m’i kuptu sa më mirë që është e mundshme cili është kufiri mes detyrave tona të shtëpisë që duhet m’i bë patjetër, dhe cilat janë ato që asnjë nuk duhet m’i bë pa vetë, pa pyet”, shtoi Glauk Konjufca.

Numri dy në Lëvizjen Vetëvendosje e dha që është në dijeni që në rast përshkallëzimi të situatës në veri, në fund të fundit, janë ShBA-të, e jo qeveria kosovare, ajo që merr “përgegjësinë” e kthimit të gjendjen “në binarë”.

Na e mirëkuptojmë pse janë idhnu. Sepse ata gjithmonë e shohin prej perspektivës”.

Nëse dinari heqet qashtu, serbët e çuan në protestë qata pensionerat. Edhe ai mund të shkaktojë tensione, tash tensionet e rrezikojnë sigurinë, në qat pjesë të territorit. Dhe nëse cenohet siguria mundet me ardh deri te dalja jashtë kontrolli; dhe nëse del prej kontrolli përgjegjësinë më të madhe prap e merr Amerika. Jo përgjegjësinë pse ka dal (jashtë kontrolli), por përgjegjësinë për me ndal. Për me ndal edhe me kthy në binarë. Cili shtet është ai? (ShBA). Na e dimë prej Jugosllavisë që kur ka dal situatata shumë prej kontrolli Evropa nuk ka mujt”, tha Konjufca

Ata po thojnë që ju përmes qëtyne veprimeve kështu ‘ju po na befasoni’; e partneriteti është mos m’u befasu. Partneriteti është se ti më ke thirr më herët për këtë intervistë dhe unë ti jemi koordinu, apo? Ti e ke ditë sakt kur ke me ardh këtu, unë sakt që di vjen, ne jemi pajtu që ti me ardh, unë jam pajtu që me ardh në intervistën tande e tash ju më keni thanë më vynë pak kohë për m’i rregullu këto kamera dhe gjys ore më herët keni me ardh m’ei rregullu kamerat”, ka shtuar ai.

Kutjojmë se para as dy javësh, ishte vetë Glauk Konjufca, që kategorikisht e përjashtonte mundësinë që çështja e dinarit mund të lëndonte apo ndikonte në marrëdhëniet me ShBA-në.

Lajme të ngjashme