Tmerruese: Rada Trajkoviq njofton se përsëri iu ndalua vajza në aeroportin e Beogradit
Rada Trajkoviq, këshilltare politike e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq dhe politikania serbe e Kosovës, ka bërë të ditur se përsëri i është ndaluar vajza në aeroportin e Beogradit.
Njëjtë si herën e parë kur kishte ardhur në Serbi, vajza e Trajokoviq edhe gjatë kthimit për në Londër është ndaluar në aeroportin e Beogradit.
Trajkoviq në një postim në Twitter, ka thënë se krejt kjo për bëhet për shkak të tekeve të një njeriu, duke akuzuar presidentin e Serbsië, Aleksandar Vuçiq për këtë.
Ajo ka thënë se është dashur që të ndërhyjnë britanikët që të lirohet vajza e saj.
“Dhe përsëri, rrugës për në Londër vajza u ndalua sërish në aeroportin e Beogradit. Një qytetare e thjeshtë, shtetase britanike, e gjitha kjo për shkak të tekave të një njeriu. Ajo u lirua vetëm pas ndërhyrjes së zyrës së jashtme për udhëtime të Britanisë (FCDO). I falënderoj ata që i mësuan Serbisë sesi të respektojë qytetarët e saj”, ka shkruar Trajkoviq.
I ponovo! Ćerka na putu nazad u London opet zadržana na beogradskom aerodromu. Privatna građanka, državljanin Britanije, intelektualac, sve zbog hira jednog čoveka. Puštena samo nakon poziva @FCDOtravelGovUK u Londonu. Hvala im što Srbiju uče kako se, poštuju sopstveni građani.
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) December 25, 2022
Ndërkohë, edhe para një jave, Trajkoviq kishte njoftuar se ishte ndaluar vajza e saj porsa kishte mbërritur në aeroportin e Beogradit.
Ajo kishte thënë se ndalimi i saj është “përtej çdo mase”.
“Vajza ime e cila është shtetase britanike, sapo ka zbritur në aeroportin e Beogradit. Ajo u ndalua nga policia kufitare. Kjo është përtej çdo mase”, kishte shkruar Trajkoviq.
Trajokoviq është ndër politikanet që kundërshton regjimin e Vuçiqit.
Moja ćerka koja je britanski državljanin upravo je sletela na Beogradski aerodrom. Zadržana je od strane granične policije.
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) December 18, 2022
Ovo već prelazi svaku meru!