“Ia harrova emrin kësaj, që ka koncepte anti-shqiptare”: Top reagimet për takimin Taravari-Mickovski
Takimi mes një prej udhëheqësve të koalicionit VLEN në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari, me liderin e VMRO-së, Hristian Mickovski, ka ngjallur shumë reagime, kur kjo ndodh në prag të zgjedhjeve atje dhe për shkak të kritikave ndaj partisë maqedonase në raport me shqiptarët.
Duke qenë që Taravari me shokë, pati mbështetje të fuqishme nga kryeministri Albin Kurti dhe partia e tij Vetëvendosje, për njërin prej figurave më me peshë në këtë parti, Glauk Konjufcën, ky nuk ishte një sinjal i mirë.
“Nuk qenkam i informuar për këtë takim, por po të besoj që duke supozu që është e vërtetë, çka me thanë, partitë politike takohen të gjitha me njëra tjetrë, por sa i kam pa personalisht, ato konceptet politike që i ka zhvilluar kjo..ia harrova emrin, ato janë shumë koncepte anti-shqiptare. Jam shumë kundër këtyre koncepteve.
Unë do të isha kundër çfarëdo mbështetje të shqiptarit për koncepte të tilla. Është concept anti-shqiptar. Nuk do ta preferoja asnjë opsion të tillë”, tha dje Konjufca për median shqiptare të Maqedonisë së Veriut.

(Foto: Arben Taravari, VLEN & Hristian Mickovski, VMRO)
Menduh Thaçi i PDSh-së, thotë se nga ky takim, fiton elektoralisht lideri i VMRO-së.
“Më duket pak e cuditshme, nuk jam sarkastik. E vetmja shpresë për të mbajtë atë rezultat që e kanë është kjo, që t’ju japin shpresë njerëzve, një sinjal njerëzve të interest se do jemi në qeverisje.
Se ata edhe kështu do ta kenë rezultatin shumë të keq.
Maqedonisë i duhen numrat e fortë, i duhen 80 deputetë për të ndryshuar Kushtetutën. Këto numra nuk janë, Mickovski i ka fituar zgjedhjet por nuk e ka të garantuar qeverisjen.
Për ta kuptuar më mirë, ai mbërrin në maksimumin 50 deputetë dhe ai nëse nuk ka gatishmërinë e ndryshimit urgjent të Kushtetutës që është parakushti për hapjen e bisedimeve, ai e di, ia ka bërë me dije dikush.
Këtë e shoh si një lojë elektorale ku fiton lideri i VMRO-së ndërsa një nga kryetarët e VLEN dhe keqkuptimi që krijohet në publik është se ky ka shku të takohet me Mickovskin dhe ai (Taravari) i ka vetëm dy deputetë.
Ekspozimi i Albin Kurtit në mënyrë të pandershme, ndoshta të merituar prej kryeministrit të Kosovës dhe zëvendësimi i figurës së tij me një figurë të tillë elektorale, flet për kotësinë e VLEN-it, padobishmërinë e VLEN-it”, thotë Thaçi në Pressing, shkruan Nacionale.
Për gazetarin Lirim Mehmetaj, tragjikja nga mesazhi i këtij takimi është se ‘VLEN e prezantoi veten si ndryshim për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut’ e duke takuar liderin e VMRO, ‘ky nuk është ndryshim’.
“Shqiptarët nuk kanë cka me bo, përvec se me bashkëpunu me fituesin e zgjedhjeve te maqedonët. Shqiptarët nuk munden me përcaktu kon e votojnë maqedonët, njejtë edhe maqedonët nuk munden me përcaktu te shqiptarët. Tragjikja është kjo, se tuj qenë humbës në raundin e parë për president edhe pa u mbajtë raundi i dytë I zgjedhjeve, ata po dalin po thonë edhe kemi koalicion edhe nuk kemi kushte. Qekjo është e tmerrshmja, sidomos kur vjen prej një grupi që thotë na jemi ndryshimi i madh”, tha Mehmetaj në DebatPlus.
Visar Ymeri, opinionist, flet në DevatPlus për mesazhin që përçon te shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kjo fotografi.
“Asnjë prej grupeve politike nuk kanë dalë në mbështetje të Pendarovskit, nuk ka dalë as Kurti as Edi Rama që mendoj se ka qenë gabim. Por mendoj që problemi ka qenë kur i kanë qite dy kandidatë shqiptarë. Herën e kalume kur e ka mbështet BDI dhe krejt partitë politike Pendarovskin, ka fitu pa kurrfarë problem.
Natyrisht, roli i Presidentit nuk është i madh por kish me qenë interesant.
E dyta është se një ditë para zgjedhjeve, qartazi kjo fotografi mes Taravarit dhe Mickovskit e dëërgon edhe një sinjal.
Nëse do të ketë ndërhyrje e unë shpresoj që do të ketë ndërhyrje pastaj, por për që është joparimore.
Të dy krahët kur kanë dalë në zgjedhje, për me fitu. Por kur e hupë garën edhe me nga kaq shpejt për pushtet, me nga i dyti me thanë unë po e boj qeverinë, nuk është bash legjitime”, tha ai. /Nacionale/