E teproi duke e mbrojtur Martin Berishajn, Kusari-Lilës i merret zëri në Kuvend (VIDEO) - NACIONALE

E teproi duke e mbrojtur Martin Berishajn, Kusari-Lilës i merret zëri në Kuvend (VIDEO)

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë duke vazhduar edhe më tutje debatin për situatën me energji elektrike në Kosovë si dhe hetimet e deritashme parlamentare që implikojnë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishajn.

Përderisa shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila ishte duke folur me zë të lartë, asaj iu mor zëri.

Kusari – Lila, ishte duke e mbrojtur më zë të lartë ambasadorin Berishaj, deri në një moment, kur iu desh të përdorte ujë.

E njëjta tentoi disa herë që të riniste fjalimin e saj, por pa sukses dhe e la që të vazhdonte në një moment tjetër.

Gjatë fjalimit të saj në foltore, Kusari – Lila ka thënë se opozita e ka intervistuar sa ka dashur ambasadorin Berishaj, dhe sipas saj Vetëvendosje ishte ajo që mundësoi kuorumin për t’u marrë në pyetje ambasadori.

Lajme të ngjashme