"I kemi 49 nënshkrime për mocion, por s'e rrëzojmë qeverinë me Listën Serbe", thotë Besnik Tahiri
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, thotë se i kanë mbledhur 49 nënshkrime për mocion mosbesimi të Qeverisë së Kosovës, dhe se u duhen edhe 12 të tjerë pa Listën Serbe, që ajo të ketë sukses.
Kështu bëri të ditur ai në një intervistë me Klan Kosovën, teksa edhe shpjegoi se nuk bëhet fjalë që në nismën e tyre për mocion të përfshijnë edhe votat e Listës Serbe.
“Si AAK, ne kemi menduar se mocioni është një zgjidhje e mirë, dhe po të kishim pasur 42 nënshkrime, por mendoj që sot derisa po flasim ne, janë 49 nënshkrime, duhen vetëm edhe 12 nënshkrime pa Listën Serbe. Ne kemi qëndrim që nuk duam ta rrëzojmë në asnjë moment qeverinë me Listën Serbe”, ka thëë Tahiri.
“Ne i kemi 49 nënshkrime. Sikur ta kishim të nënshkruar, si mekanizëm do t’i ndihmonte më shumë korrigjimit të qeverisë, pasi Albin Kurti nuk jep dorëheqje”, tha Tahiri.
