“I juaji Albin Kurti”, Kryetari i Vetëvendosjes u dërgon mesazh studentëve, në emër të ZKM-së, tri ditë para balotazhit - NACIONALE

“I juaji Albin Kurti”, Kryetari i Vetëvendosjes u dërgon mesazh studentëve, në emër të ZKM-së, tri ditë para balotazhit

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, në emër të Zyrës së Kryeministrit u ka dërguar mesazh studentëve duke ua përmendur 100 euro që janë ndarë nga buxheti i Republikës së Kosovës, si skemë ndihmëse për ta.

Në disa mesazhe që kanë arritur nga studentët, në adresën e Redaksisë së Nacionales thuhet:

Të dashur student,

Me lejoni te ju uroj vitin e ri akademik me lajmin e mire se ju jeni kualifikuar si perfitues i shteses se menjehershme prej 100EUR.

Me qeverine tone, studentet gjithmone do te kene mbeshtetjen e shtetit.

I juaji,

Albin Kurti

Kryeminister ne detyre i Republikes se Kosoves.

Dhjetëra studentë që kanë kontaktuar me Nacionalen, janë shprehur të shqetësuar për atë se si u bë që Kurti, ua di numrat e telefonit dhe u dërgon mesazh aty.

Pas tri ditëve pritet të mbahet balotazhi i zgjedhjeve lokale. Ndërkohë, vet Kurti si dhe liderë të partive të tjera, kanë paralajmëruar se për shkak të mungesës së votave në Kuvend, do të shkohet në zgjedhje të reja.

Në këto kushte, Gjykata Supreme, kishte vendosur se qeveria në detyrë nuk ka të drejt të ndërmarrë nisma të reja, përveç se të kujdestarojë. Madje pas kësaj, Bashimi Europian i dërgoi letër Kurtit, se atë nuk e takojnë më në Qeveri, kështu duke mos e njohur si Kryeministër. Por, Kurti përveçse po vazhdon jashtëligjshëm të nisë ligje e politika të reja, ai tanimë iu ka ‘hyrë’ në telefon edhe studentëve, duke u dërguar mesazh në telefon studentëve nga Zyra e Kryeministrit.

Reagimet:

Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka reaguar pasi kryeministri në detyrë Albin Kurti u ka dërguar mesazh studentëve duke ua përmendur 100 euro që janë ndarë nga buxheti i Republikës së Kosovës.

Një mesazh të tillë ai e ka vlerësuar si përpjekje e liderit të VV-së për blerje të votave për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, të cilat do të mbahen këtë të diele.

Në profilin e tij në “Facebook”, Guri ka shkruar se pushteti është bërë i lexueshëm në veprime.

“O po lehte te lexueshem jeni. Nuk blihen studentet me 100 euro!”, ka shkruar ai.

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi kryeministri në detyrë Albin Kurti u ka dërguar mesazh studentëve, duke iu treguar se qeveria ka ndarë për ta nga 100 euro.

Duke e postuar mesazhin e Kurtit, ajo ka bërë me dije se kështu duket abuzimi me taksat e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se lideri i VV-së është në panik.

Ja si duket abuzimi me taksat e qytetarëve të Republikës së Kosovës për nevoja elektorale të Kryetarit të LVV. Vetëm tre ditë para zgjedhjeve, me paratë e qytetarëve të varfëruar, të cilëve ua ka shtrenjtëuar rrymën për t’i shërbyer mafias energjetike, ai shpërndan nga 100 euro për studentët. Ky nuk është as kujdes social, as mbështetje për rininë. Është mashtrim. Është manipulim. Është papërgjegjësi. Dhe mbi të gjitha, është panik”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme