I dërguari i posaçëm i BE-së për dialog javën e ardhshme pritet të vizitojë Kosovën - NACIONALE

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialog javën e ardhshme pritet të vizitojë Kosovën

1 vit më parë

nga NACIONALE

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, pritet që javën e ardhshme ta realizojë vizitën e parë në Kosovë.

“Koha” raporton se diplomati evropian në Prishtinë do të qëndrojë nga data 17 deri me 19 mars.

Media në fjalë ka treguar se qëllimi i vizitës është përgatitja e vazhdimit të procesit të dialogut në mes të dy shteteve.

Tema fillestare që pritet të diskutohet është zbatimi i deklaratës për të pagjeturit.

Për këtë temë palët janë pajtuar, por takimi i fundit ku është diskutuar për zbatimin e saj nuk ka dhënë ndonjë rezultat.

Lajme të ngjashme