I burgosuri arratiset nga tre policë që po e bartnin me automjet për në Gjakovë
Një i burgosur derisa po transportohej për në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega Malishevë, ka arritur t’i shmanget policisë nga automjeti.
Ai ka ikur nga automjeti, para se policët ta dërgonin në gjykatë dhe tash gjendet në arrati.
Shërbimi korrektues i Kosovës ka njoftuar se ndaj policëve që e përcjellnin të burgosurin, e që ishin tre, është inicuar procedurë diciplinore, e janë pezulluar nga puna.
Njoftimi i Shërbimit Korrektues të Kosovës:
Shërbimi Korrektues i Kosoves njofton opinionin publik se sot gjatë përcjelljes për në Gjykatën Themelore në Gjakove/ Dega Malishevë, i burgosuri G.K i akuzuar për vepër penale lëndim i lehtë trupor, është arratisur nga automjeti me të cilin po transportohej.
SHKK menjëherë ka njoftuar Policinë e Kosoves, gjykatën kompetente dhe ka formuar komision hetimor për rrethanat e arratisjes.
Ndaj tre zyrtarëve që kanë qenë në përcjellje është iniciuar procedura disiplinore, të njëjtit me vendim të komisionit disiplinor janë pezulluar nga puna.